Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare Sgt. Hartman i "Full Metal Jacket"

Postuar në 16 Prill, 2018 02:13

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare R. Lee Ermey, i nominuar për çmimin Golden Globe. Ermey mund të mos jetë ndonjë emër i njohur, por roli i tij i rreshterit Hartman në filmin e njohur “Full Metal Jacket” mbetet i paharrueshëm.

Ai kishte me të vërtetë një karrierë ushtarake 11 vjeçare përpara se të niste të lunate në filma, mes të cilëve edhe një rol piloti në filmin e mirënjohur “Apocalypse Now”.

Rreshteri Hartman ka një histori të vetën: Ermey u punësua për të këshilluar aktorin që do lunate rreshterin në filmin e Kubrick, por ky i fundit u ndikua shumë nga roli dhe sjellja e Ermeyt. Në një thuajse 5 minutësh në filmin në fjalë, me një skenar të improvizuar, Ermey na jep rreshterin perfekt të një ushtrie që ka si synim të gdhendë për luftë të rinjtë e shoqërisë thuajse anarkike amerikane.

Fjalitë e tij që shajnë dhe kërkojnë disiplinë, referimi ndaj Zotit, uniforma e puthitur në çdo gjë, ecja e kontrolluar, këmbëngulja dhe sidomos toni i zërit, japin një kulturë më vete, krejt tjetër nga ajo jashtë kazermës.

Edhe në jetë ai ishte konservator, ndonëse jetoi në Hollywood.

Unë nuk kam asgjë të përbashkët me Hollyweird", do të shprehej ai në vitin 2010, një mënyrë për të ironizuar jetën dhe normat e botës së industrisë amerikane të filmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.