Fotokopje ballkanike

Postuar në 16 Prill, 2018 22:26

Ballkani nuk zhgënjen sidomos me prodhimin e ngjarjeve politike dhe personazheve që janë produkt i elitës postkomuniste. Shembujt tregojnë për kallëpe të ngjashme sidomos të Shqipërisë me Maqedoninë dhe të një lidershipi që premton gjithshka, por në fund rezultati është ai që duket.

 “Këtë herë nuk janë parakushtet për një takim me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras”. Kështu u shpreh  kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat e vendit të tij. 

Zaev shtoi se kontaktet e dy ministrave të Jashtëm javën e kaluar në Ohër nuk sollën shumë përparim dhe për këtë arsye nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e diskutimeve në nivel kryeministrash.

Megjithatë, ai shpjegoi se ndoshta në një periudhë të afërt do të ketë takime me ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov, kreun e opozitës dhe presidentin e vendit për të diskutuar  mbi zhvillimet në çështjen e emrit të Greqisë.

Duke iu referuar deklaratave, se vendi i tij nuk  pranon emërtim erga omnes (për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm) dhe ndryshim të Kushtetutës, ai tha se dallimet midis Athinës dhe Shkupit janë të ditura që nga nisja e bisedimeve.

Me të njëjtat arsye u anullua edhe vizita e kryeministrit grek Cipras në Korçë në muajin Prill, pasi nuk u shënua përparim në bisedimet për çështjet e paketës dypalëshe dhe kryesisht atë të kufirit detar, ndonëse kryeministri Rama kishte deklaruar në samitin e Davosit se në prill ai dhe homologu grek do të nënshkruanin  dokumentin e partneritetit strategjik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.