“Postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë”

Postuar në 16 Prill, 2018 18:36

Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, shefi i shtabit të Përgjithshëm u prit në ishullin Othonoi nga nënkryetarja e Bashkisë së  Korfuzit, Theonymfi Mastora. Ajo theksoi rëndësinë e vizitës së shefit të ushtrisë në ishullin Othonoi dhe rëndësinë që kishte kjo vizitë për banorët e ishujve kufitarë. "Prania e Shefit të Shtabit ka ringjallur moralin e banorëve të ishujve, në veçanti në sajë të ekzistencës së një mjeku ushtarak për ishujt dhe interesin e treguar. Akset e ishujve tanë mbajnë gjallë territorin grek"- tha nënkryetarja e bashkisë.

Ndërsa në ishullin  Erikousa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u mirëprit nga zv/prefektja e Korfuzit Nikoleta Pandi. "Këta ishuj të vegjël  në veriperëndim të detit Jon,  janë një gur në skajin Greqisë dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim me gjithë forcën tonë, duke bërë projektet e zhvillimi, si ai i portit të  Erikousa. Ndaj dhe vizita e Shefit të Shtabit në ishujt tanë është me rëndësi kombëtare për ne"-tha Pandi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.