Myslimanët duhet të fillojnë të flasin për diversitetin e tyre*

Postuar në 15 Prill, 2018 17:02
Dr. Mustafa Ceriç - President i Kongresit Botëror Boshnjak

Islami dhe myslimanët sot janë në qendër të vëmendjes, me të drejtë ose jo, më shumë se çdo besim tjetër botëror, dhe jo vetëm në mediat botërore, por edhe në botën akademike, politike dhe publikun e gjerë. Siç e ka shprehur dhe Shiraz Maher në esenë e Graeme Wood për The Atlantic në shkurt 2015, me titull “Çfarë dëshiron ISIS vërtet” ishte një sukses i menjëhershëm. Ishte artikulli më i lexuar në historinë thuajse 160 vjeçare të Atlantikut dhe ishte historia më e lexuar dixhitale e vitit 2015 – që mori më shumë se një milion faqe gjatë ditës së botimit.

Duket se ne jemi duke u përballur me një fenomen të pashembullt të aktorëve të dhunës në skenën globale ku askush nuk e di identitetin e tyre të vërtetë ose disa e dinë se kush janë, por i fshehin ato, sepse ata duhet të fshehin identitetet e tyre i cili, nëse zbulohet disi përdoret kundër tyre në mënyrë të tillë që do të tregoheshin aktorët e vërtetë qe ndodhen prapa këtij cirku të përgjakshëm në skenën botërore, që po etiketohen si Islam dhe myslimanë në mbarë botën dhe që është e çmenduri dhe budallallëk.

Në të vërtetë, myslimanët janë sot përpara një sfide të civilizimit islam e cila është e pashembullt në tërë historinë e tyre. A duhet t’ju kujtoj për faktin se qytetërimi islam është ende një qytetërim i gjallë nga një përllogaritje përkatëse e Matthew Melko, i cili ka plotësuar gjithsej dymbëdhjetë qytetërimet botërore në histori: “shtatë prej të cilave janë zhdukur (Mesopotamia, Egjipti, Kreta, Klasiket, Bizantinet, Amerika e Mesme, dhe Andet) dhe pesë prej të cilave mbeten ende (kineze, japoneze, indiane, islame, perëndimore)”. Dhe siç citon Niall Ferguson, “Shmuel Eisenstadt numëronte gjashtë, duke shtuar qytetërimin hebre në grup”. Për më tepër, Fergusoni vuri në dukje se: “Ndërveprimi i këtyre pak qytetërimeve me njëri-tjetrin, po aq sa edhe me mjediset e tyre, ka qenë ndër nxitësit më të rëndësishëm të ndryshimeve historike. Gjëja mahnitëse për këto ndërveprime është se qytetërimet autentike duket të mbeten origjinale ne veten e tyre për periudha shumë të gjata, pavarësisht nga ndikimet e jashtme. Siç tha Fernand Braudel: Civilizimi është në fakt historia më e gjatë e të gjithëve… Një qytetërim… mund të vazhdojë përmes një sërë ekonomish ose shoqërish”.

Ne si myslimanë jemi me të vërtetë pjesë përbërëse e të jetuarit në një botë të madhe globale, në të cilën kemi marrë pjesë në krijimin e saj. Kështu, ne, jemi në të dy pjesët, pjesë e problemit dhe një pjesë e zgjidhjes së kësaj bote globale. Është detyra jonë, që të zgjedhim se cila prej këtyre dy pjesëve jemi, problemi ose zgjidhja. Unë besoj se shumica botërore e myslimanëve duan të jenë pjesë kyçe e zgjidhjes dhe aspak e problemit. Pra, kur Žižek thotë se e vetmja pyetje e vërtetë është kjo: “A e mbështesim pranimin mbizotërues të kapitalizmit, si një fakt i natyrës (njerëzore), apo kapitalizmi i sotëm global përmban antagonizma mjaft të forta për të parandaluar riprodhimin e saj të pacaktuar?” – Ndjehem se edhe unë, si mysliman jam pjesë e kësaj pyetjeje gjithashtu. Dhe unë jam pjesë e katër antagonizmave të tij si:

(I) të përbashkëtat e kulturës në kuptimin më të gjerë, të kapitalit “jo-material”: forma e menjëhershme e socializuar e kapitalit “njohës”, kryesisht gjuha, mjetet tona të komunikimit dhe edukimit, për të mos përmendur sferën financiare me pasojat absurde të qarkullimit virtual të pakontrolluar të parave;

(2) të përbashkëtat e natyrës së jashtme, të kërcënuara nga ndotja njerëzore: të gjitha rreziqet e veçanta – ngrohja globale, vdekja e oqeaneve etj. Janë aspekte të një derdhjeje të të gjithë sistemit të riprodhimit të jetës në tokë;

(3) të përbashkëtat e natyrës së brendshme (trashëgimia biogjenetike e njerëzimit): me teknologjinë e re biogjenetike, krijimi i një Njeriu të Ri në kuptimin literal të ndryshimit të natyrës njerëzore bëhet një perspektivë realiste;

(4) të përbashkëtat e vetë njerëzimit, e hapësirës së përbashkët politike shoqërore: sa më shumë kapitalizmi merr përhapje globale, aq më shumë mure të reja dhe aparteide po dalin, duke ndarë ata që janë brenda nga ata që janë jashtë.

Me këtë citim dua të theksoj dy grupe sfidash, që kanë të bëjnë me aspekte të jashtme ose globale dhe të brendshme. Me fjalë të tjera, shoqëritë myslimane janë sot në mes të një “IN” ose një “OUT” të kornizës qytetëruese, si një avantazh historik dhe bashkëkohor i mbajtësit të një titulli prestigjioz të një qytetërimi të gjallë midis qytetërimeve të tjera të gjalla të sotme, sidomos qytetërimi perëndimor si ata dy, qytetërimet islame dhe perëndimore, qëndrojnë sipas të gjitha gjasave, si binjakë siamezë. Në të vërtetë, këto dy civilizime janë të pandashme dhe të patjetërsueshme nga njëri-tjetri, pavarësisht se disa njerëz nga të dy kampet dëshirojnë t’i ndajnë ose t’i largojnë nga njeri-tjetri. Këto dy qytetërime gjenden të katër të përbashkëtat e Zizekut: kultura si një kapital jomaterial, kërcënime të ndotjes së mjedisit, ndryshim biogjenetik të natyrës njerëzore dhe hapësirë shoqërore politike. Secila prej këtyre katërve është e rëndësishme, por më e rëndësishmja është ajo e hapësirës shoqërore e politike, e cila mua më duket se është më sfiduesja e të gjithëve.

Megjithëse, çështjet e jashtme ose globale dhe të brendshme në shoqëritë myslimane po konvergojnë fuqishëm. Dhe pavarësisht faktit se nuk është gjithmonë i dallueshëm se cili prej tyre ka më shumë ndikim në zhvillimin e përgjithshëm politik të myslimanëve, unë do të thosha se punët e brendshme janë më sfiduese për shpirtin dhe mendjen myslimane sot, se sa të jashtmit ose ato globale. Dhe, në kundërshtim me një perceptim të përbashkët se mungesa e një uniteti të fortë mysliman është pengesa më e madhe për një stabilitet dhe prosperitet të përgjithshëm mysliman, do të thosha megjithatë se mungesa e nocionit të qartë të diversitet në mendimin teologjik dhe politik mysliman është çelësi, që shkakton një trazirë dhe madje edhe dhunë të përgjakshme në shoqëritë myslimane.

Deri tani besimi Islam dhe besimtarët myslimanë janë më të bashkuar në besimet e tyre themelore, sesa çdo grup tjetër fetar në botë. Në të vërtetë, pa përjashtim të gjithë myslimanët në mbarë botën kanë të njëjtin besim në origjinën hyjnore të Kur’anit, në origjinalitetin dhe përshtatshmërinë e Profetit të fundit Muhamed, paqja qoftë mbi të, në drejtimin e duhur në lutjet myslimane drejt Kibles, në ditën e Arafatit në Haxh, etj. Pra, këtu nuk ka asnjë çështje mospërputhje të myslimanëve, për sa i përket pjesëve të tyre themelore të besimit. Prandaj, myslimanët duhet të kursejnë kohë dhe duhet të merren me unitetin, që padyshim ekziston.

Myslimanët duhet të fillojnë të flasin për faktin e diversitetit të tyre, që padyshim ekziston gjithashtu, por që nuk njihet siç duhet në kuptimin e një mënyre kreative dhe pasuruese, siç duhet dhe siç ka qenë gjithmonë. Prandaj, sfida më e madhe e shoqërive myslimane sot, siç e shoh, është të mësojmë se si të jetojmë unitetin në diversitet e përkatësisë etnike, nacionale, raciale, kulturore dhe politike…

Shkurtimisht, shoqëritë myslimane sot duhet të mësojnë se si të respektojnë dallimet e njëri-tjetrit, po aq shumë sa e duan njëri-tjetrin për hir të së njëjtës besim të Islamit. Kjo me të vërtetë është më sfiduese se çdo gjë tjetër, pra është më sfiduese sot të vlerësojmë diversitetin mysliman, se sa të këmbëngulim për unitetin mysliman si një propagandë boshe, që na çon në një populizëm dhe demagogji të lirë. Më lejoni të them pra, që nëse myslimanët do të respektonin jetën, besimin, lirinë, pronën dhe dinjitetin e njëri-tjetrit, aq  shumë sa e duan njëri-tjetrin për shkak të besimit të tyre të përbashkët në Zot, në engjëjt e Zotit, në Librat e Zotit, në Profetët e Zotit, në Ditën e Fundit të Gjykimit dhe në dekretin përfundimtar të Zotit për fatin e tyre përfundimtar, shoqëritë e tyre do të ishin shumë më të mira në aspektin e jetës politike dhe shoqërore, të cilën ata e ndajnë edhe me të tjerët dhe do të ishte shumë më mirë në vetë-mjaftueshmerinë e tyre të zhvillimit kulturor, politik dhe civilizues.

Dhe sfida e dytë që është në mendjen myslimane sot është disi një fenomen i ri, por një model i vjetër i një interpretimi të qëllimshëm të gabuar dhe keqprezantimit të Islamit dhe myslimanëve në botë. Prandaj, ky fenomen mori edhe një emër të ri “Islamofobia”. Nuk është krejtësisht e qartë se çfarë do të thotë “Islamofobia”, por padyshim që ka për qëllim të turpërojë Islamin dhe myslimanët anembanë botës në çfarëdo mënyre të mundshme. Është e ngjashme me antisemitizmin, por nuk është e njëjtë. Nuk është racial, por ka diçka për të; nuk është kulturore, por ka diçka për të. Është sikur fanatizmi, por nuk është fashist. Ajo është thjesht antagoniste ndaj pranisë së Islamit në vende të caktuara në botë. Në të vërtetë, islamofobia është një frikë e panjohur, e cila njihet si Islami dhe që është emërtuar si islamik, islamist, xhihadist, selefist, vahabist, terrorist, etj.

Përsëri, në kundërshtim me një perceptim të përbashkët, që islamofobia ka për qëllim të frikësojë ose terrorizojë ose madje edhe të konvertoje jomyslimanët në mbarë botën, veçanërisht në Perëndim, do të thosha se islamofobia kryesisht ka për qëllim të frikësojë dhe të shkaktojë një lloj dhimbjeje të shpirtit dhe mendjes së myslimanëve anembanë botës. Jomyslimanët, veçanërisht hebrenjtë dhe të krishterët në Perëndim, nuk kanë arsye të frikësohen, as nga Islami, si një besim i pastër, apo nga myslimanët, si njerëz të vërtetë besnikë. Këto tre religjione monoteiste, fetë e librave të Zotit, e kanë strehuar njëri-tjetrin përmes përvojave të ëmbla dhe të hidhura gjatë gjithë historisë së gjatë, njohin potencialet e njëri-tjetrit dhe kështu ata janë të vetëdijshëm për faktin se nuk ka alternativa ndaj bashkëjetesës së tyre të përbashkët nga një respekt i pashmangshëm i ndërsjellë që të ketë dhe të mbajë përpara, në të mirë, a ne te keqe, në pasuri dhe në varfëri, për sëmundjet dhe shëndetin, të punojnë së bashku për paqe dhe të duan njëri-tjetrin për të mirën e të gjithëve, derisa vdekja t’i ndajë. Të gjitha këto tre fe kanë mësuar deri tani se trashëgimtarët e tokës nuk do të jenë as zemërbutë, as agresiv, por bashkëpunues.

Në të vërtetë, e vërteta nuk ka nevojë të jetë me zë të lartë sepse është e vërtetë. Gënjeshtra ka nevoje të mbizotërojë për të heshtur të vërtetën. Islami është e vërteta, paqja dhe toleranca. Prandaj, nuk ka nevojë të mbizotërojë, që të irritojë të tjerët ose t’i terrorizojë ato në çfarëdo mënyre.

Përfundimisht, do të doja të them se shoqëritë myslimane sot kanë dy sfida më të mëdha për të gjithë: njëri është uniteti në diversitet dhe tjetri islamofobia, që synon t’i largojë ata nga Islami si besim dhe kulturë. Në të vërtetë, e shoh këtë sfidë të fundit, islamofobinë, si një vetë-tjetërsim mysliman, si sfida më e ngutshme e të gjithëve. Nuk është për shkak se ka diçka të gabuar në Islam ose në myslimanë, por sepse jetojmë në botën e sotme, e cila është si “bota e mbrapshtë”, siç ishte në kohën e Hegelit, i cili deklaroi në një prej fragmenteve të tij më të çuditshme “Fenomenologjia”, se kjo botë është bota e mbrapshtë, ku e ëmbla bëhet e thartë, e bardha bëhet e zezë dhe veriu bëhet jug. Kundërshtimet mbulojnë ligjet morale, si dhe ato natyrore: nderi bëhet përbuzje dhe dënimi bëhet falje…

*Fjala në Konferencën Ndërkombëtare në Studimet Islame mbajtur në Tiranë më 5 prill
http://zaninalte.al/2018/04/fjala-e-dr-mustafa-ceric-ne-konferencen-nderkombetare-ne-studimet-islame/

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mire e ke ti, por demi kapet prej briresh dhe jo nga kembet. Kur ju ta kuptoni se se fete i ka shpikur njeriu, atehere njeriu ka per te eksploruar Universin/ Gjithesine!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.