Prag konflikti në Siri. Fushatë e gjerë propagandistike për sulmin kimik në Douma

Postuar në 13 Prill, 2018 10:37

Ajo që ndodhi në Douma të Sirisë në datën 7 prill 2018 mund të ketë ndikime përcaktuese për konfliktin sirian. Mediat perëndimore I kanë dhënë jehonë maksimale atij që besohet se është një sulm kimik ku janë përdorur agjentë nervorë dhe klorinë.

SHBA ishte më e ashpra ndër vendet në Perëndim, teksa presidenti I saj, Donald Trump kërcënoi se do të godiste me raketa, njësoj si në vitin 2017 në Khan Sheikhoun. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi dy ditë më parë se ka prova se në Douma janë përdorur armë kimike, çka bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, ndërkohë që Berlini zyrtar ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Synimi politik i kësaj që po ndodh është arritja e një fitoreje gjysmake që do të ishte largimi i Bashar al Assadit nga pushteti, i cili tanimë e ka të lidhur fatin personal dhe politik me Rusinë dhe Iranin.

Në këtë kuptim, teoritë se pas sulmit kimik pa autor në Douma mundet të qëndrojnë edhe interesa të ndryshme që po e përdorin atë si alibi për ndërhyrje ushtarake kanë fituar terren. Rusia është vendosur në qendër të akuzave meqenëse mbështet Assadin, njeriu që duket se është rrufepritëse për çdo akuzë. Por duket se në këtë pikë, Kremlini nuk ka ndërmend të bëjë Pazar me Perëndimin, të paktën për momentin.

Media shtetërore e Rusisë, RT, publikonte dje video të marra nga përfaqësues të grupeve rebele pas sulmit të supozuar. Aty shfaqen trupa të pajetë njerëzish me shenja të dukshme të kontraktimeve që pasojnë një sulm kimik, si djegie në sy, shndërrime muskulore, apo shkumë në gojë.

Pamjet janë të tmerrshme, pasi në to shihen edhe fëmijë, apo foshnja që janë pjesë e këtij teatri tragjik që po luhet në Siri. Sipas RT, pamjet janë të manipuluara dhe synojnë që të ndikojnë emocionalisht për shkak se në disa momente aty ka inkoherencë. Sillen shembuj të shformimeve apo pozicioneve të pazakonshme nëse do të kishim sulm kimik, çka nënkupton se viktimat mund të jenë sjellë aty nga persona të tretë.

Fushatës propagandistike dhe kundërpropagandistike që po zhvillohet në këto momente, i qëndron mbi krye rreziku i një lufte në shkallë të gjerë, pasi Rusia ka deklaruar se do të përgjigjet me armë nëse sulmohet Siria. Kjo e fundit po vuan prej vitesh zbatimin e një skenari të pasuksesshëm që nisi me synimin e zëvendëismit të dikatorit Assad në valën e asaj që quhet Pranvera Arabe dhe po vijon me tentativën për të ndarë vendin. Pak muaj më parë, Rusia organizoi në kongres të forcave siriane që janë të përfshira në konflikt, por ai dështoi, ndërkohë që Turqia nga njëra anë ka përparuar nga veriu I vendit për të likujduar çdo rezistencë kurde dhe për t’u stacionuar në Afrin. Francezët po ashtu janë prezentë, iranianët, rusët, amerikanët, ndërkohë që Izraeli nuk i ka fshehur synimet për aneksimin e Lartësive Golan që janë në mbikëqyrje ndërkombëtare. E megjithatë Perëndimi është larg përmbushjes së objektivave të veta, të cilat nëse nuk arrihen, me gjasë do të krijojnë kushtet gjeopolitike që edhe situata në Irak të ndryshojë. SHBA nuk arriti të mbështeste deri në fund aleatët e vet kurdë që zhvilluan një referendum në Irak dhe kurdët që synojnë shtetin e tyre janë aleatët më të mirë që i kanë mbetur SHBA në rajon.

Video përmban pamje shumë të rënda:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.