Pritet urdhër i Trump për raketat në Siri

Postuar në 11 Prill, 2018 16:12

Donald Trump u ka kthyer përgjigje kërcënimeve të Rusisë për goditje të raketave amerikane që mund tëb godasin Sirinë. "Përgateni Rusinë, sepse po vijnë raketa të reja dhe të sofistikuar"-shkruajti Trump në Twitter. Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon Moskën për bashkëpunimin me një "përbindësh", duke iu referuar presidentit sirian Bashar al-Asad.

"Ne duhet të punojmë me një kafshë që përdor kimikate, vret njerëz dhe kjo i krijon kënaqësi"-shkruajti  Trump, për sulmin e pretenduar me kimikate në Duman lindore. Ndërkaq Pentagoni ka  në Mesdheun lindor aeroplanmbajtësen USS Herri S. Truman, e cila mban 6 500 marinarë. Drejt Mesdheut mund të lundrojnë edhe  luftanije USS Arleigh Burke, USS Bulkeley, USS Forrest Sherman, USS Farragut dhe kryqëzori USS i Normandisë. Donald Trump e ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të drejtpërdrejtë në Siripas një takimi me me udhëheqjen e ushtrisë amerikane.

Në të njëjtën kohë Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) ka lëshuar paralajmërime për kompanitë e aviacionit të shmangin hapësirën ajrore të Mesdheut lindor në 72 orët e ardhshme për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm me raketa drejt Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.