BB: Tatimet pa kapacitet për skemën e TVSH-së

Postuar në 11 Prill, 2018 11:23

Banka Botërore ka dhënë vlerësimin e saj mbi nismën e qeverisë për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e BB për Shqipërinë thanë se Banka Botërore nuk ka ende një vlerësim se çfarë impakti social do të ketë kjo nismë, por shqetësim mbetet kapaciteti i kufizuar i administratës tatimore.

“TVSH-ja për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të jetë një barrë shtesë mbi administratën tatimore”-deklaroi përfaqësuesja e BB.  Sipas saj nisma nuk pritet të ketë efekte në buxhet, pasi pjesën më të madhe të të ardhurave e gjeneron biznesi i madh.

E pyetur për tarifën në Rrugën e Kombit përfaqësuesja e Bankës Botërore tha se ajo është në përputhje me mesataren e rajonit dhe se ajo që duhet të rishikohet është tarifa për banorët e zonës.  Banka Botërore shprehu sërish rezerva për investimet e qeverisë sipas Partneritetit Publik Privat dhe mospërfshirjen nga qeveria të këtyre investimeve si pjesë e borxhit publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.