7 prilli 1939, rikontekstualizim apo rivlerësim i një date përcaktuese për historinë e re për vendin?

Postuar në 11 Prill, 2018 16:34

Në dy prononcime të shkurtra për TvT, dy historianët, Marenglen Verli dhe Sonila Boçi flasin për pushtimin Italian që nisi më 7 prill 1939.
Një datë që është lënë në harresë nga media dhe politika, por që përfaqëson një pikë kthese, përcaktuese për historinë e re të Shqipërisë.
Çfarë përfaqëson 7 prilli 1939? Të dy historianët thonë se data në fjalë duhet rikontekstualizuar, apo është rikontekstualizuar, por vështirë se ajo mund të rivlerësohet për kuptimin kryesor që bart.
Verli thotë se edhe për largimin e Ahmed Zogut, ka qëndrime të ndryshme politike, duke mos ndarë dot se cila është e vërteta dhe mesazhi kryesor i ikjes së Zogut, asokohe mbret i vendit.
Historania Boçi flet për “qëndrime objektive të historisë”, një terminologji që duket se i mbivendoset kërkesës kryesore që është e dhëna historike e një akti që ka krijuar shumë debate nga premisa politike.

Dhe edhe për këto arsye, 7 prilli kërkon tjetër vëmendje për të mos ja lënë debatin dhe lëvrimin e perceptimeve mediave, apo politikës që siç është parë vetëm sa instrumentalizojnë çdo ngjarje, por pak interesohen për të vërtetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.