Zuckerberg shfajësohet për skandalin

Postuar në 10 Prill, 2018 13:52

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg la në valixhe xhinset dhe bluzën e zakonshme dhe zgjodhi të veshë një kostum të errët me kravatë ngjyrë vjollcë gjatë seancës në senatin amerikan, ku u thirr për të shpjeguar se si të dhënat personale të 87 milion përdoruesve të Facebook arritën në duart e kompanisë Cambridge Analytica

Në dëshminë me shkrim ai ka kërkuar falje për abuzimin me të dhënat personale të përdoruesve të Facebook. "Ne nuk e kuptuam shkallën e përgjegjësisë tonë dhe ky ishte një gabim i madh"- ka  deklaruar Zuckerberg, sipas dëshmisë me shkrim që u botua të hënën nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve. "Ishte faji im dhe unë kërkoj falje"-shtoi CEO i Facebook.

Nëse shpjegimet e kreut të Facebook nuk do të konsiderohen të mjaftueshme, Kongresi pritet të vazhdojë në miratimin e një kuadri të rreptë legjislative për të rregulluar faqet e rrjeteve sociale. Por rregullat e forta që mund t’i vendosen Facebook për të dhënat personale të përdoruesve mund të ndikojë në aftësinë e kompanisë për të tërhequr fitimet e reklamave, të cilat janë bazat e të ardhurave për Facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.