Video/Zuckerberg dëshmon para Kongresit: "Facebook është së pari kompani teknologjike, jo botues"

Postuar në 10 Prill, 2018 22:37

Ka nisur dëshmia e drejtuesit të Facebook para Kongresit amerikan për skandalin e rrjedhjes dhe shfrytëzimit të të dhënave të 87 milionë përdoruesve për llogari dhe interesa politike dhe elektorale. 

Në dëshminë e tij, Zuckerberg ka patur vështirësi jot ë vogla para senatorëve të cilët e kanë pyetur shumë prej çështjeve që kanë dalë në media.

Ai ka hedhur poshtë faktin se Facebook skanon dhe lexon përmbajtjen e mesazheve me synim shfaqjen e reklamave që asociohen me temën për të cilën flitet në to. Ky është një lajm që ka qarkulluar së fundmi. Po kështu drejtuesi i Facebook ka deklaruar se çdo përdorues ka kontroll të plotë të të dhënave të veta përderisa shpërndan përmbajtjen që do tek ata që do dhe madje mund të fshijë çdo gjë. Po kështu Zuckerberg është shprehur se përdorimi i të dhënave të tjera që krijohen mund të çaktivizohen përmes instrumenteve të përdorimit të platformës.

Kjo ka qenë mbrojtja kryesore e tij për të shtuar se për çështjet e sigurisë Facebook parashikon punësimin e 20 mijë njerëzve.

Zuckerberg është pyetur nëse do të ishte dakord për miratimin e një ligji që detyon platformat si Facebook të kërkojë leje të qartë nga përdoruesit për përdorimin e të dhënave dhe mbi këtë cështje ai është përgjigjur:

Në parim dakord, por detajet kanë shumë rëndësi

Lidhur me skandalin e Cambridge Analytica ai ka folur për hollësi teknike si transferimi i të dhënave të gjeneruara nga përdoruesit e Facebook në server të tjera, mbi të cilët është e vështirë të hamendësohet se çfarë ndodh. Zuckerberg ka pranuar se sistemi aktual mbi të cilën funksionon Facebook ka shumë vrima të cilat sipas tij do të mbyllen duke vënë në punë mjete të Inteligjencës Artificiale, qoftë edhe për të gjurmuar përmbajtje të papranueshme.

Një pyetje me shumë rëndësi është ajo nëse Zuckerberg e konsideron Facebook një kompani teknologjike, apo një botues.

Fillimisht e shoh Facebook si një kompani teknologjike. Ne mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, por nuk e prodhojmë atë

tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.