Rusia: Çdo sulm amerikan në Siri, mund të çojë në konfrontim ushtarak me Ne

Postuar në 10 Prill, 2018 21:22

Rusia ka ngritur zërin kundrejt kërcënimeve të ShBA dhe presidentit të saj Donald Trump për një kundërpërgjigje të ashpër për sulmin kimik në Siri. Mediat kryesore ndërkombëtare citojnë një deklaratë të Vladimir Shamanov, ish-gjeneral, aktualisht kryetar i Komitetit Parlamentar për Mbrojtjen përmes të cilës ai ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake  ShBA-së në Siri do të çonte në përplasje ushtarake me Rusinë. 

Rusia ka mjetet e nevojshme për t’u kundërpërgjigjur dhe amerikanët dhe aleatët e tyre e dinë mirë këtë

është shprehur ai.

Sipas tij, nëse godoitja amerikane do të shënjestrojë trupat ruse në Siri, atëherë kundërgoditja e Rusisë do të jepet mbi luftanijet amerikane. Shamanov ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore. 

Tensionimi i situatës ka ardhur pas një sulmi në Ghouta javën e kaluar ku mbetën të vdekur 80 persona. Askush nuk ka marrëërsipër sulmin, por fuqitë perëndimore akuzojnë Damaskun zyrtar dhe Rusinë. Situata i ngjan disi incidentit me Sergei Skripal, ish-agjenit të helmuar me Novichok, e për të cilin Britania dhe ShBA me vendet europiane akuzojnë Rusinë e cila kërkon prova. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.