Dueli SHBA-Rusi për Assadin zhvendoset edhe në OKB

Postuar në 10 Prill, 2018 10:16

Dy përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shkëmbyer replika gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ku diskutohej për sulmin me armë kimike në Siri.

Ambasadorja amerikane, Nikki Haley akuzoi Rusinë se ka mbyllur sytë dhe ka vënë veton ndaj çdo nisme për Sirinë me synimin e vetëm të mbrojë presidentin sirian, Bashar al-Assad. Duke tentuar të përqendrojë vëmendjen tek përdorimi i shpeshtuar i armëve kimike dhe emri i Assad, Haley ka zbuluar pjesë të synimeve amerikane për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar kundër Damaskut zyrtar, por pa qenë në gjendje ta bëjë këtë.

Ambasadori rus, Vassily Nebenzia ka replikuar duke deklaruar se SHBA ka miq në botën e sotme vetëm atë që nuk mundet t’i thonë “Jo” SHBA-së. Sipas tij, ky është prizmi i vetëm i SHBA, ndërkohë që Rusia ka miq dhe nuk e sheh botën përmes prizmit të të paturit kundërshtarë. Nebenzia ka ironizuar dhe ka akuzuar njëkohësisht kur ka shtuar se “terrorizmi ndërkombëtar është kundërshtari i vetëm i Rusisë”.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

qe Rusia e famshme dikur eshte vene ne sherbim te interesave te familjes Asad e cila ne menyren me te cuditshme , ne kohen kur beteja ndaj ISIS dhe rebeleve eshte drejt fundit dhe ne kohen kur Trump deklaroi terheqje te SHBA nga kauza Siriane, perdor arme kimike vetem ndaj civileve, duke provokuar rende keshtu SHBA dhe duke e detyruar kete te fundit te kthehet edhe nje here me shpate ne dore per mbrojten e demokracise boterore dhe civileve te pafajshem! Ashtu si Kadafi provokoi boten duke sulmuar civilet e tij pa arsye, ne kohen kur ishte cdo gje perfekte per te ne skenen nderkombetare edhe Asad ben cudine me te madhe! Respekt per dinjitetin francez, gjerman dhe italian qe me kurajo te madhe ndjekin rrugen amerikane te demokracise , me origjinalitet te madh dhe turp per Rusine qe ndjek rrugen e Asadit me servilizem ekstrem!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.