Përditësuar/Kamionçina terrorizon Gjermaninë

Postuar në 07 Prill, 2018 18:53

Vetëm një vit pas sulmit të Stokholmit, ku një kamion ra mbi një turmë njerëzish duke vrarë pesë vetë, Europa përjeton sërish tmerrin e sulmeve të ngjashme. Një kamionçinë hyri në një rrugë këmbësorësh të qytetit të vjetër Münster të Gjermanisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tjetër dhjetra të tjerë nga të cilët, gjashtë janë transportuar në gjendje kritike në spital. Frika është se numri i viktimave do të jetë më i lartë, pasi sulmi ndodhi në një zonë të populluar.

Pavarësisht nga informacioni paraprak se shoferi ishte vrarë nga policia, autoritetet gjermane konfirmuan se njeriu që drejtonte kamoioçinën ishte vetëvrarë.  Policia blindoi qendrën historike të qytetit, për të përjashtuar mundësinë e përfshirjes së autorëve të tjerë në këtë ngjarje nëse konfirmohet versioni i terrorizmit. Fotot që bëjnë xhiron e botës tregojnë skena kaotike, me karrike të shpërndara që bien në rrugën e bllokuar të këmbësorëve.

Autori është një 48 vjeçar gjerman me probleme mendore. Policia gjeti një objekt të dyshimitë në automjetin e keqbërësit dhe kërkoi evakuimin shtëpive dhe bizneseve përreth. Megjithatë, autoritetet kompetente ende e karakterizojnë situatën si 'të paqartë' në lidhje me motivet e 48-vjeçarit.  Mediat raportojnë se në shtëpinë e tij janë kryer kërkime, pasi dyshohet se mund të jetë fshehur eksploziv.  Sulmi shtoi frikën e rikthimit të akteve terroriste, nga të cilat Gjermania është goditur edhe në të shkuarën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.