Donald Lu paralajmëron arrestimin e Tahirit

Postuar në 05 Prill, 2018 21:34

Hetimet mund të çojnë shumë shpejt Sajmir Tahirin drejt ndjekjes penale. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi në emisionin opinion se për departamentin e Shtetit hetimi për ish-ministrin e Brendshëm por edhe ai për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi do të provojnë nëse prokuroria do të veprojë e pandikuar politikisht.

“Jemi pranë ndjekjes penale për Sajmir Tahirin. Zonja Marku më ka thënë mua, por e ka thënë edhe publikisht se ajo është shumë e zotuar dhe mbështet hetimin ndaj Sajmit Tahirit. Ky është një çast i rëndësishëm kur zonja Marku dhe sistemi mund të vërtetojë nëse ky hetim mund të ecë përpara pa ndërhyrjen e politikës.

Do thoja po ashtu se po ndjekim nga afër edhe hetimin e Elvis Roshit, një tjetër socialist, për të parë nëse ai do të trajtohet njësoj si njerëzit e opozitës. Jemi të interesuar të shohim më shumë ndjekje penale në rradhët e shumicës, dua të jem shumë i qartë për këtë. Ka njerëz të cilët unë besoj se meritojnë në ndiqen penalisht dhe qeveria e SHBA është gati të mbështesë zonjën Marku, prokurorët dhe policinë në këtë çështje”- deklaroi ambasadori amerikan.

Donald Lu foli ashpër edhe për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, për të cilin tha se ështe i pari person në botë që i ndalohet hyrja në SHBA si zyrtar i korruptuar. Ambasadori amerikan gjithashtu deklaroi se Klement Balili fshihet në Shqipëri dhe se shumë shpejt mund të kryhet arrestimi i tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.