Pyetje pa përgjigje për ARMO, Bankers dhe hijet e naftës (Video)

Postuar në 04 Prill, 2018 23:30

Raportimi i ministrit të Financave në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, i ideuar si vitrinë televizive e arritjeve ekonomike të qeverisë për 6-mujorin e fundit rrëshqiti edhe në pyetje të paparashikuara që Arben Ahmetaj nuk u dha përgjigje.

Deputeti i Mallakastrës Izmet Beqiraj ngriti problemin e rafinerisë së naftës në Ballsh, ngrirjen e procedurave për asetet dhe rishfaqjen e investitorëve hije. Ndërsa deputetja tjetër e Fierit kërkoi të dijë përse nuk janë dëmshpërblyer ende nga Bankers banorët e Patos Marinzës që u janë dëmtuar shtëpitë dhe mori përgjigjen se ende nuk kanë dalë konkluzionet e shpërthimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.