Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)

Postuar në 02 Prill, 2018 21:33

Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.

 “Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP, se nuk ka nga vete. Të  presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Të paktën të na lerë të qetë”- tha Ndrenika.

Edhe skenografi Bashkim Zahaj ishte pro një takimi me Ilir Metën për të marrë një mendim prej tij. “Nuk duhet të kthehemi në utopistë, është e pamundur të mblidhemi shumë pa ndihmën e politikës. Në të gjitha lëvizjet partitë opozitare janë mbështetëse. Unë them, partitë opozitare duhet të jenë në mbështetje të kësaj lëvizje që po krijojmë”- tha Zahaj.

Të tjerë artistë që morën fjalën përmendën rastet e kinema Republikës, Kinema 17 Nëntorit apo Cirkut të  Kombëtar që sipas tyre u nisën si projekte novatore të Edi Ramës, por përfunduan në ndërtesa shumëkatëshe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.