Tsipras: "Më streson pushteti, pasi në disa raste kam bërë të kundërtën e asaj që kam premtuar"

Postuar në 03 Prill, 2018 12:01

Gazeta greke “To Vima” ka kapur një hollësi interesante për të goditur dhe ekspozuar kryeministrin actual grek, Alexis Tsipras, veprimet e të cilit kanë provokuar shumë debate. Gazeta citon një pjesë nga intervista e liderit socialdemokrat spanjoll, Felipe Gonzales dhënë për të përditshmën “El Mundo” në të cilën ai rrëfen edhe një takim me Tsipras.

Tsipras më pyeti nëse marrja e pushtetit më shkaktoi ankth. I thashë që jo. Ai u përgjigj se “Mua më streson sepse në disa raste, kam bërë të kundërtën e asaj që kam premtuar”. Iu përgjigja se kjo ndodhte për shkak se ti u zgjodhe si revolucional kurse unë si reformator

citon gazeta Gonzales.

Po kështu, sipas tij, e vetmja gjë që Tsipras donte të mësonte ishte sit ë kapërcente pengesat që I krijoi vetë dhe si të dilte nga bota që fabrikoi pa u dëmtuar. “To Vima” shkruan se ky episod dëshmon sjelljen e njohur të Tsipras për fabrikimin e armiqve duke e riafirmuar identitetin e tij në betejat me ta. Në këtë kuadër kryeministrit grek i atribuohet synimi për arrestime të nivelit të lartë për të kufizuar rënien elektorale të Syrizas.

"Politikanët, botuesit, gazetarët, bankierët dhe biznesmenët anë transformuar në forca djallëzore që mundet me lehtësi të kryqëzohen nga tërbimi popullor", shkruan gazeta. 

Kemi të bëjmë me një plan të errët me parametra të panjohur”, vijon ajo, ndonëse siç del nga fjalët e Gonzales, Tsipras ecën pa ndonjë plan tjetër veç atij të mbijetesës. Dhe ndonëse sot kundërshtarët e tij flasin për lloj lloj marifetesh, në të vërtetë, asnjë pjesë e establishmentit të vjetër nuk është goditur ashtu siç do të bentë një revolucionar i vërtetë.

Ka për të mbetur gjatë deklarata e kryeministrit grek në një intervistë të para disa muajve për gazetën "The Guardia" kur i pyetur për raportin e tij me premtimet ai tha:

Neve mund të na akuzojnë për gënjeshtarë, por jo si të korruptuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.