Princi saudit i Kurorës: "Izraeli ka të drejtën e ekzistencës...Nuk e di se çfarë është vahabizmi"

Postuar në 03 Prill, 2018 00:44

Arabia Saudite është gati të heqë dorë nga qëndrimi i saj i deritanishëm ndaj Izraelit për të likujduar regjimin Iranian. Princi i kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud ka deklaruar në një intervistë për revistën e njohur “The Atlantic” se hebrejtë kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre.

Unë besoj se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë të kenë vendin e tyre. Por ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje për të siguruar stabilitetin për çdokënd që të kenë marrëdhënie normale. Vendi ynë nuk ka gjë me hebrejtë. Profeti ynë u martua me një hebreje.

Ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin dhe nëse do të ketë paqe, do të kishte shumë interes mes Izraelit dhe Këshillit të Bashkëpunimit në vendet e Gjirit

është shprehur ai.

Al Saud ka përsëritur pikëpamjen e tij se trekëndëshi i djallit në Lindjen e Mesme përbëhet nga Irani, Vëllazëria Myslimane dhe Al Qaeda apo ekstremistët e tjerë. Ai e ka krahuarua Ajatalloahun Khamenenei me Hitlerin, duke cilësuar se ai synon dominimin e botës.

Sipas princit saudit, Irani kërkon përhapjen globale të asaj që ai e quan “doktrina esktremiste e islamit shiit”, ndërkohë që Vëllazëria Myslimane sipas ti synon kamuflimin pas demokraicisë me synim instalimin e kalifateve brenda saj.

I pyetur nëse Monarkia Absolute është një gjë e pranueshme, princi saudit është përgjigjur me disa komente sofiste. Sipas tij, përbërja sociale e Arabisë Saudite është shumë e komplikuar.

Arabia Saudite përbëhet nga disa monarki absolute dhe mandej ka një më te gjerë. Ne kemi monarki tribal, të qyteteve etj.. Të godasësh këtë sistem do të krijonte probleme të jashtëzakonshme për vendin

tha ai.

Ndoshta një nga pikat më interesante të intervistës ishte ajo për ideologjinë zyrtare të Arabisë Saudite, ose atë që mediat e huaja e quajnë të tillë: Vahabizmin. Është folur shumë për këtë rrymë radikale të promovuar sidomos me sauditët, është thënë madje se ajo qëndron në zanafillë të radikalizmit modern islamik të pas viteve ’70. Por princi Al Saud ka replikuar qetësisht duke deklaruar se nuk e di çfarë është vahabizmi:

Së pari ju lutem përkufizojeni këtë Vahabizmin! Nuk jemi familjar me këtë term. Nuk dimë gjë për të.  Nuk ekziston vahabizmi. Ne nuk besojmë se kemi vahabizëm. Ne besojmë se në Arabinë Saudite kemi sunitë dhe shiitë…Ne kemi katër shkolla: Hanbali, Hanafi, Shafi’I dhe Maliki dhe ato debatojnë për interpretimet…Kur njerëzit flasin për vahabizmin ata nuk e dinë mirë se për çfarë është fjala. Familja e Abd al-Wahhab…është shumë e njohur sot por në Arabinë Saudite ka me mijëra familje të njohura…

është shprehur princi i kurorës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.