Paratë e Merkel u dhanë për sirianët, por përfunduan për ndërtimin e murit ndarës Turqi-Siri

Postuar në 03 Prill, 2018 11:06

Modeli turk i frenimit të emigracionit të sirianëve duket të ketë rezultuar efektiv parë nga interesi europian për të mos patur më në kontinent njerëz që ikin nga lufta. Por marrëveshja me Turqinë ka edhe një anë që duket se implikon Bashkimin Europian në promovimin e politikave turke që përndryshe do të konsideroheshin si shkelje e të drejtave apo poshtë standardit europian.

Revista “Spiegel” raporton se ndihma që BE-ja i ka dhënë Turqisë konsiston në 80 milionë euro për mbrojtjen e kufijve, me ç’rast i ka ndihmuar Ankarasë të ndërtojë një mur qindra kilometra të gjatë dhe 3 m të lartë në kufi me Sirinë. Kalimi i parave është bërë përmes kompanisë Otokar si pjesë e programit IPA për zhvillimin rajonal, në shumën e 35.6 milionë eurove pë ndërtimin e mjeteve të blinduara Cobra II që tani përdoren për patrullim në kufi me Sirinë.

Po kështu, prodhuesi i armëve Aselan, që kontrollohet nga shteti turk, mori ngam BE-ja 30 milionë euro në pajisje survejimi në kufirin tokësor greko-turk.

Revista shton edhe më tej një hollësi që dëshmon se kur vjen pun ate paratë jo çdo gjë që thuhet zyrtarisht qëndron po ashtu në praktikë.

Nga 3 miliardë euro që u premtua se do t’i jepeshin Turqisë për të mbajtur larg Europës sirianët, 18 milionë euro i shkuan një kompanie hollandeze që prodhuan gjashtë mjete detare patrullimi.

Paratë kanë shkuar për forcimin e mbrojtjes kufitare në Turqi, por jo për trajtimin e refugjatëve sirianë që tashmë sipas “Spiegel” mbahen para murit ku edhe qëllohet me armë pa dallim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.