Mesazh për investitorët dhe problemi i transparencës së një kontrate

Postuar në 31 Mars, 2018 17:01

Protesta e sotme në Kukës përtej akteve të dhunës që kanë mesazh politik, ka disa mesazhe dhe pasoja. 

Së pari është mesazhi për qeverinë dhe administrimin e saj të pasurisë publike. Z. Rama flet vërtet për “pronën e përbashkët”, por mënyra si sillet ai dhe qeveria e tij lënë shumë për të dyshuar. Rasti i z. Hyseni dhe kulla e lejuar te presidenca, apo rasti i teatrit kombëtar, janë shfaqje të të njëjtës sjelljeje. 

Së dyti është transparenca dhe mesazhi për investitorët e huaj. Sado të përpiqet qeveria që ndërhyn me arna ligjore, ajo që ndodhi sot në Kukës i sugjeroj investitorëve të huaj imazhin e Shqipërisë së vërtetë. 

Z. Rama ka detyrimin që të bëjë publike vendimmarrjet e veta, duke filluar nga një transparencë më e madhe përsa i përket projektit në fjalë, në mënyrë që dhe qytetarët të jenë të informuar, duke vazhduar me termat e referencës dhe deri te kontrata koncesionare. 

Gjithashtu aspektet financiare të këtij projekti duhet të ishin publike, dhe përtej faktit që edhe PD po "vdiste" për ta realizuar këtë projekt, kjo nuk shmang asnjë përgjegjësi mbi mënyrën se si u përfundua. Akoma nuk është e qartë nëse një automjet që hyn në Milot dhe del le të themi në një pjesë të mesit të rrugës, do të paguajë vlerën e plotë, apo një fraksion të saj. Akoma nuk është e qartë nëse koncesionari duhej të kishte realizuar investime dhe nëse i ka realizuar ato.
Në çdo rast kjo protestë ka edhe një mesazh që na thotë se opozita është e gatshme dhe disponon kapacitetin për të kryer goditje të forta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.