Gjykata e Tiranës nuk pranon regjistrimin Dukês si president i FSHF-së

Postuar në 30 Mars, 2018 14:34

Gjykata e Tiranës ka refuzuar regjistrin e vendimit të Asamblesë së Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futollit për zgjedhjen e presidentit të saj. Sipas “VipSport.al”,

Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj.

Vendimi i Gjykatës është një akt që vendos disa pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit që në fakt rezultoi me fitore të thellë të Armand Dukës. Po kështu, detyrimi për të plotësuar listën e anëtarëve dhe regjistrimin ose jot ë tyre në Gjykatë, rihap çështjen e mosregjistrimit të shoqatave rajonale, që kishin të drejtën e votës.

Ajo që kërkon sot gjykata është në fakt hapja e një procesi që përbën verifikim të plotë juridik të zgjedhjeve në FSHF, ndërkohë që rivali i Dukës, kandidati Bashkim Fino, ka apeluar vendimin në instance ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.