Gabuan apo zbatuan urdhërin?! (video)

Postuar në 30 Mars, 2018 16:43

Dorëzimi në Turqi i gjashtë personave të ashtuquajtur gylenistë ka shtuar dyshimet se ky operacion është bërë në kordinim me Presidentin Thacci dhe kryeministrin Haradinaj, ndonëse këta të fundit kanë mohuar të kenë patur dijeni.

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe i kreut të Inteligjencës së Kosovës nuk i kanë hequr dyshimet se autoritetet politike në Prishtinë kanë vepruar në zbatim të urdhërave të “sulltanit” turk. Pas një mbledhje të krerëve politikë u fol për një gabim institucional.

“Ka pasur defekte brenda institucioneve tona, që kanë zbrazëti që ka ndodhur edhe gabimi i djeshëm. Dua t’i siguroj qytetarët se kjo nuk do të ndodhë më. Ka qenë gabim. Ka qenë e dëmshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”-ka thënë Veseli.

Ndërkaq mediat raportojnë se në operacionin e së enjtes kanë marrë pjesë edhe agjentë  të shërbimeve sekrete turke, duke pasqyruar edhe me pamje momentet e ndalimit. Sipas asaj që transmeton AFP, ishin agjentët turq (MIT) morën në Kosovë gjashtë të pandehurit nga kolegët e tyre kosovarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.