Fakte të reja për rastin Skripal, u helmua në shtëpi

Postuar në 28 Mars, 2018 22:33

Fakte të reja për tentativën e vrasjes së agjentit të dyfishtë Sergei Skripal janë bërë publike nga policia britanike. Siç njoftuan të mërkurën në mbrëmje autoritetet britanike, Skripal dhe vajza e tij kanë ardhur ndoshta në kontakt me agjentët neurotoksikë në shtëpinë e tyre, veçanërisht në derën kryesore të shtëpisë së tyre, ku u gjet përqendrimi më i madh i substancës.

"Policia do të intensifikojë hetimet në lagjen e shtëpisë së Skripal"-tha një zëdhënës, duke vënë në dukje se rreziku për banorët vendas mbetet i ulët.

Rasti Skripal ka provokuar një konfrontim të thellë diplomatik të ngjashëm me Luftën e Ftohtë, mes Rusisë dhe shumë vendeve në Perëndim, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe anëtarët e NATO-s. Këto vende kanë vazhduar me dëbimet masive të rusëve si hakmarrjes ndaj Moskë, të cilën ata e konsiderojnë përgjegjëse për këtë veprim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.