Gjuriç kthehet paketë në Beograd (Video)

Postuar në 26 Mars, 2018 20:39

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç u arrestua nga Policia e Kosovës pasi nuk kishte përfillur autoritetet e Prishtinës për t’u futur në Mitrovicë. Pas arrestimit, ai u dërgua në Prishtinë, ku u mbajt vetëm pak minuta brenda stacionit policor.

"Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë” u shpreh presidenti Thaçi.

Pasi kaloi në procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, Gjuriç u përcoll nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërhyrja e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndodhi në momentin kur Gjuriç dhe zyrtarët tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi ardhur sot këtu në Mitrovicë ashtu siç edhe kemi premtuar, ashtu siç jemi marrë vesh para disa ditësh, kur me nismën e Vuçiqit, kemi bërë thirrje për këtë tryeze të rrumbullakët, në mënyrë që me serbët e Kosovës të bisedojmë për të ardhmen e vendit tonë. Pa ju, pa serbët e Kosovës, nuk ka zgjidhje për Kosovën. Për Serbinë, Kosova, veriu i Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur e as pjesë e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe”- ka thënë Gjuriç në nisje të takimit.

Presidenti serb ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjet që ndodhën  pas arrestimit të njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të tij, Marko Gjuric. Ai e ka quajtur bandë policinë e Kosovës dhe u ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë të qetë pasi Serbia ka forcë, por nuk dëshiron ta tregoj atë.

 “Ata që mendojnë se me armë mund të futen në veri pa marrëveshje me serbët shkel paktin e Brukselit dhe kërcënon paqen direkte edhe të serbëve, të rajonit, por edhe të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Serbia nuk do ta lejojë këtë”. Presidenti serb tha se shpresat për kompromis janë të vogla. Nuk ka mohuar e as konfirmuar bisedën telefonike me presidentin rus, por me shumë nuk ka dashur të flas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.