Një tjetër socialist para barrës së provës

Postuar në 26 Mars, 2018 12:56

Akuzat ndaj Deputeti socialist, Alket Hyseni për tjetërsimin e 11 mijë m2 toke në Dhërmi duket se kanë prishur nerva në grupin socialist. Burime raportuan se në mbledhjen e radhës, kryetari i Partisë i ka kërkuar deputeti Hyseni, të dalë të ta sqarojë këtë cështje publikisht, ndërsa nuk dihet nëse vetë Partia Socialiste dhe kryetari i saj janë të sqaruar për këtë çështje.

Një standard i ngjashëm reagimi i kryetarit socialist me rastin Doshi, ku sërish zoti Rama kërkoi nga deputeti socialist të provojë me barrën e provës pafajësinë e tij nga akuzat. Me heret, gjate mbledhjes  nuk mungoi paralajmërimi i Taulant Ballës  se ‘deputeti Hyseni duhet ta sqaroje kete ceshtje’. Vetë Alket Hyseni mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje ka deklaruar se "pronën e ka shkëmbyer në natyrë". “Gjyqin e fituam 8 here”- ka thene ai.

Opozita e ka akuzuar me dokumente deputetin Alket Hyseni për tjetërsimin e 11 mijë m2 toke në Dhërmi.  Toka për të cilën akuzohet deputeti socialist ndodhet në Dhërmi dhe i përket familjes Bua. Në emisionin “Të paekspozuarit” u tregua se një i afërm i Irini Buas i ka shitur përmes dokumetacionit të falsifikuar rreth 11 mijë metra katrorë tokë shtetasit Ilia Taka.

Por siç rezulton, Taka është arrestuar një vit më parë për falsifikim dhe pastrim parash. Deputeti soacilist ka qenë kryetar i Task Forcës së kryeministrit për pronat e paluajtshme, krijuar në 2015 për të evidentuar pronat e tjetërsuara në bregdet. Kjo task force zbuloi tjetërsimin e tokave të Irini Bua nga shtetasi Ilia Taka, ndërkohë që deputeti dyshohet ta ketë blerë truallin nga personi i arrestuar prej policisë së shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.