Çështja "Skripal", Trump dëbon 60 diplomatë rusë

Postuar në 26 Mars, 2018 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar Britanisë së madhe në krizën diplomatike me Rusinë për çështjen “Skripal”. Sot mediat e ndryshme raportojnë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar largimin nga SHBA të 60 diplomatëve rusë si dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle.

Urdhëri përfshin largimin nga territori të 12 zyrtarëve të shërbimit sekret në OKB çka sipas interpretimit të Reuters, “reflekton rritjen e shqetësimit për aktivitetet ruse në SHBA”.

Veç SHBA-ve dhe Kanadasë edhe 14 vende anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur për të dëbuar diplomatët rusë. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha në një konferencë shtypi pas samitit në Varna të Bullgarisë se "nuk përjashtohen edhe sanksione të reja ndaj Rusisë në javët e ardhshme" 

Gjermania ka dëbuar katër diplomatë rusë, duke e quajtur këtë veprim një akt solidariteti me Britaninë, e cila ka akuzuar Moskën se fshihet pas sulmit me agjentin neuroparalitik  ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal. Londra iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë Kremlinit duke larguar 23 diplomatë. Edhe Franca do të dëbojë katër diplomatë rusë, duke u dhënë  një javë kohë të largohen nga vendi.

Moska ka reaguar zyrtarisht për këtë vendim të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i fundit, Dmitry Peskov tha se vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti Vladimir Putin.

"Ne duhet të analizojmë situatën që po ndodh në lidhje me vendimet e shprehura për dëbimin e diplomatëve tanë nga një numër vendesh. Analiza kryesore do të zhvillohet në departamentin tonë diplomatik.Pas kësaj, presidenti do të marrë raportet dhe propozimet mbi masat kundërthënëse që do të dorëzohen, vendimi përfundimtar do të bëhet nga kreu i shtetit rus "- tha Peskov.

https://sputniknews.com/world/201803261062914110-russia-expulsion-diplom...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.