Situatë jo emergjente apo parakushtet e një ligji në sirtar?!

Postuar në 25 Mars, 2018 17:46

Qeveria refuzon të shpallë gjendjen  e emergjencës në Shkodër, ndonëse përmbytjet kanë izoluar disa fshatra dhe shumë familje janë evakuuar nga banesat e tyre. Emergjencat Civile vlerësuan se të paktën duhej të shpallej  gjendja e emergjencës së pjesshme, por përmes zv/kryeministres Senia Messi qeveria deklaroi se kjo nuk është e nevojshme. Qeveria nuk ka dhënë një shpjegim bindës pse heziton të shpallë gjendjen e emergjencës civile, ndonëse situata ka precipituar dhe në terren kanë zbritur forcat e ushtrisë.

Sipas opozitës mosshpallja e emergjencës ka një  arsye. Për të shmangur dëmshpërblimet e familjeve të dëmtuara, pasi  ligji shqiptar thotë se, me shpalljen e emergjencës së pjesshme, ata që janë bashkëpërgjegjës në këtë emergjencë, në këtë rast, shteti, qeveria, si pronare dhe menaxhuese e KESH-it, me shpalljen e gjendjes së emergjencës, është e detyruar të dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar.

Një argument që mund të qëndrojë, por arsyet e qeverisë ndoshta shkojnë edhe më tej se kaq. Nëse u rikthehemi fakteve, pas përmbytjeve në jug fundin e vitit të kaluar, kryeministri Rama foli për nevojën e një ristrukturimi të emergjencave civile dhe po ashtu për hartimin e një ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave në mënyrë që buxheti i shtetit të çlirohet nga kostot e dëmshpërblimeve që duhet të paguajë çdo vit për shkak të përmbytjeve.

Një projekt ide kjo e Bankës Botërore që siç kanë  raportuar mediat qëndron në sirtarët e  Ministrisë së Brendshme dhe Autoritetetit të Mbikqyrjes Financare, në pritje për t’u hedhur për diskutim publik si draft.

Në frymën e këtij qëllimi, u angazhua me shkrime në media edhe Avni Ponari, pronar i një kompanie të mëdha sigurimesh në vend, duke promovuar idenë se sigurimi i detyrueshëm i banesave është një investim për sigurinë e së ardhmes, konform edhe një kulture europiane të marrëdhënies së individit me pasurinë e tij.

Është e vërtetë që një model i tillë,  mund të gjejë përdorim në zona me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore, por kjo sërish mbetet në dorën e qytetarit për të zgjedhur nëse do ta sigurojë ose jo banesën e tij.

Apatia e qeverisë në këtë rast është e dukshme dhe nëse marrim të mirëqenë atë që thotë se nuk po diskriminon Shkodrën për arsye politike, atëherë sipas të gjitha gjasave qeveria po i qëndron filozofisë së zotit Rama për sigurimin e detyryeshëm të banesave. Këtë e përfocon edhe deklarata e bërë këtë të diel në shkodër nga Shkodra për ndryshimin e ligjit të emergjencave civile, ku më shumë përgjegjësi t'i shkojnë pushtetit lokal.

Nuk është antikushtetuese që gjitkush të paguajë për çështje të sigurisë, qoftë edhe të atyre që kanë të bëjnë me pasuritë e rerzikuara. Por një ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave nuk ka pse përfshin edhe zona që janë me risk minimal ose zero. Me pak fjalë nëse nënShkodra apo zonat afër Vjosës kërcënohen nga përmbytjet, qyetete si Saranda apo Pogradeci le të themi nuk hyjnë në asnjë hartë rreziku. Atëherë për çfarë duhet të paguajnë me detyrim sigurimin e banesës apo pronës, banorët e këtyre qyteteve? Në çdo analizë risku të fituara janë kompanitë e sigurimeve, të paktën për zona që nuk kanë asnjë rrezik të katastrofave natyrorore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.