Rënia e Trojës në një miniserial (Video)

Postuar në 24 Mars, 2018 16:39

Një histori epike e dashurisë dhe luftës, intrigave dhe tradhtisë. Dashuria e Paridit dhe Helenës nxit një zinxhir ngjarjesh që kërcënon familjet e tyre dhe qytetin e Trojës. Miniseriali, Troy: Fall Of A City, (Troja, rënia e një qyteti) një bashkëprodhim i BBC One dhe Netflix vjen në online streaming nga 6 prilli.

Miniseriali me 8 episode përqendrohet në marrëdhënien e Paridit me Helenën dhe profecinë ogurzezë rreth lindjes së tij. Kur Paridi u lind, profecitë paralajmëruan se në një moment ai do të shkaktonte rënien e qytetit të Trojës. Mbretëreshës Hekuba dhe mbretit Priam u kërkohet të vendosin nëse do ta braktisin djalin e tyre të sapolindur te ndonjë shpellë ujqish, apo do ta shpëtonin atë, duke rrezikuar sigurinë e mbretërisë së tyre. Vendimi i tyre nuk do të përcaktojë vetëm fatin e fëmijës së tyre, por edhe vetë ekzistencën e Trojës.

Skenari është  shkruar nga David Farr, Mika Watkins dhe Joe Barton, ndërsa në rolet kryesore të Paridit dhe Helenës janë Louis Hunter  dhe Bella Dayne. Xhirimet e filmit janë bërë në Cape Town të ​​Afrikës së Jugut....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.