Qeverisë i mungojnë akte për KLSH-në

Postuar në 25 Mars, 2018 12:26

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka publikuar sot në “Panorama” një opinion mbi korrupsionin. Duke sjellë në vëmendje të dhënat e raportuara së fundmi, si p.sh fakti se Shqipëria renditet në vendin e 19-të në botë si vendi më i korruptuar, Leskaj bën edhe disa sugjerime të cilat lidhen me disa akte të cilat mungojnë që nga ardhja në krye të qeverisë aktuale në vitin 2013.

Marrëveshjet e bashkëpunimit, të nënshkruara mes KLSH dhe Ministrisë së Financave që në vitin 2012 dhe me Prokurorinë e Shtetit po në atë vit, duhet të rigjallërohen dhe të synojnë një bashkëveprim të pandërprerë, si me strukturat e auditimit të brendshëm dhe Drejtorisë së Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave, ashtu dhe me prokurorët që trajtojnë dosjet e dërguara nga KLSH, në Prokurorinë e Shtetit, pse jo dhe duke krijuar një task-forcë për të ndjekur kallëzimet e KLSH-së dhe të institucioneve të tjera të pavarura nga Qeveria.
Si KLSH, si institucion suprem auditimi, roli ynë shtrihet në dhënien e rekomandimeve për ndryshime dhe përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore, duke synuar minimizimin e riskut të abuzimit me detyrën dhe fondet buxhetore, minimizimin e korrupsionit dhe tolerancës ndaj tij, shmangien e rasteve të konfliktit të interesit, etj.
Qeveria duhet të nxjerrë urdhrin për zbatimin e rekomandimeve tona nga ana e institucioneve në varësi të saj. Që nga viti 2013, kjo nismë mungon dhe ka kontribuar në fuqizimin e antikulturës së pandëshkueshmërisë në radhët e administratës shtetërore

shkruan ndër të tjera Leskaj. 

Marrëdhëniet e KLSH-së me qeverinë nuk kanë qenë të mira. Qeveria aktuale nuk ka hezituar të akuzojë për auditime të njëanshme edhe pse me të dhënën ndërkombëtare si vendi i 19-të më i korruptuar në botë, asnjë auditim nuk duket i njëanshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.