Misteri i duarve të Kryemadhit. "Gazeta Shqiptare": Shenjë vetëbesimi. LSI: Po thante manikyrin e sapovendosur

Postuar në 23 Mars, 2018 13:24

“Gazeta Shqiptare” trajton sot në faqen e vet online një çështje me rëndësi jot ë vogël. Pse Monika Kryemadhi i mban duart ashtu si I mban.  Gazeta, që është ndër më seriozet në tregun mediatiko-kazanik shqiptar, e vendos këtë përpjekje deshifruese, që përbën fillimet e para serioze të gazetarisë së mistikës në Tiranë, në faqen kryesore.

Nga ky fakt publik rrjedh vetiu se çështja në fjalë ka një rëndësi të posaçme.

Ja se çfarë shkruan GSh:

Vendosja e pëllëmbëve përballë njëra tjetrës dhe prekja vetëm e majave të gishtave, është një nga gjestet e shpeshta që politikanët bëjnë.

Konsiderohet si një shfaqje e besimit dhe sigurisë në vetvete. Gjithashtu quhet si një gjest i mençur, pasi i lejon personit që flet të fitojë qetësi dhe përqendrim në temën e diskutimit. Shpesh këtë gjest mund ta shikoni edhe tek gjyqtarët

Ky element dekorativ i politikanes grua në veprim, e sigurtë në mjedisin mashkullor, i ka shëptuar mediave në vend. Dhe i duhet njohur për meritë gazetës në fjalë që vëzhgon "hollësi" të tilla, që ndonëse duket se zonjës Kryemadhi i sugjerohen nga “mjeshtrat e PR”, dalin para publikut me një analizë të këtij niveli.

Për të verifikuar këtë çështje “Të Kripura” u interesua pranë LSI-së dhe sektorit të Alkimi-Astrologjisë të kësaj partie. Nga përgjigja zyrtare që na u përcoll shpjegimi i GSh-së, është më së paku shumë entuziast.

Ne falënderojmë GSh-në për analizën e saktë të karakterit të kryetares Kryemadhi që është me të vërtetë një njeri shumë i sigurtë dhe me besim në vetvete. Por vendosja e duarve në atë pozicion, nuk ka lidhje me këtë aspekt të saj, edhe pse siç dihet gjuha e trupit thotë shumë për anën e brendshme të një personi. Sidoqoftë, në këtë rast, zonja Kryemadhi ka vendosur duart në atë mënyrë, pra në formë V-je të mysët, për të përshpejtuar tharjen e manikyrit të cilin e kishte vendosur pak përpara emisionit televiziv”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e LSI-së.

Është një shpjegim që hedh poshtë tezat e GSh-së që luan gazetari mbi fantazi, për të mos hamendësuar ndonjë gjë tjetër.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.