Kenia ndahet më dysh (video)

Postuar në 22 Mars, 2018 17:07

Një video e cila tregon një çarje të madhe në luginën e Narokut  në Kenia ka rritur shqetësimin për të ardhmen e kontinentit afrikan. Gazeta “Daily Nation” shkruan se gjeologët nga e gjithë bota kanë nxituar në zonë për të marrë pjesë në anketat dhe studimet rreth fenomenit të çuditshëm.

Çarja ka një thellësi prej më shumë se 15 metrash dhe një gjerësi prej afër 20 metrash. Nga incidenti kanë ndodhur dëme të konsiderueshme në rrugën që përshkon luginën.  Kjo çarje, megjithatë, sipas gazetës, është një nga dhjetra të tilla në Luginën, e cila mbulon një pjesë të kontinentit afrikan.

Gjeologu  David Adede tha se "Lugina është e njohur për aktivitetin vullkanik dhe tektonik. Edhe pse ka qenë joaktive në vitet e fundit, lëkundjet e fundit kanë formuar zona dobësie në thellësi të tokës që arrijnë deri në sipërfaqe"-shtoi ai.

Studimet gjeologjike janë zakonisht të detyrueshme për projekte të mëdha infrastrukturore të tilla si rrugë, ura dhe ndërtesa në zonat e rrezikshme. "Të hënën nuk mund të jepnim një përgjigje të qartë për sigurinë e linjës së re hekurudhore”-deklaroi gjeologu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.