Dekonspirohet darka private në rezidencën e Erdogan

Postuar në 22 Mars, 2018 21:51

E enjtja e kësaj jave ishte një nga ditët që kryeministri nuk u shfaq në media, përveç urimit për ditën e Sulltan Novruzit dhe fotografi nga përmbytjet në Shkodër që sipas tij tregojnë se shteti është në krye të detyrës.

Lodhja e rrugës së kthimit nga Brukseli ku kryeministri deklaroi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave mund të ishte një nga arsyet e mungesës, duke marrë parasysh faktin që zoti Rama nuk e ka praktikë bashkëbisedimin me gazetarët për të dhënë shpjegime mbi takimet në selinë e Bashkimit Europian.

Një dilemë të cilës i dhanë fund mediat turke të cilat raportuan për një takim të  kryeministrit shqiptar me presidentin Erdogan në Stamboll. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll”- shkruan , raporton Anadolu Agency (AA).

Pas qarkullimit të lajmit në media, kryeministri Rama doli me një status në twitter ku foli për një darkë pune me presidentin Erdogan.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.