Britania kërkon ndihmën e BE-së: Të dëbojmë agjentët e Putinit

Postuar në 22 Mars, 2018 11:20

Rasti “Skripal” ka çuar marrëdhëniet ruso-britanike në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Mestë dyja vendeve që kanë një histori të gjatë mosbesimi dhe spiunazhi të niveleve të larta, tensioni sa vjen dhe rritet me lëvizjet e Britanisë së Madhe që synon të spastrojë edhe Europën nga ajo që e quan si rrjeti i spiuanzhit rus. Gazeta “The Guardian” raportonse kryeministrja Theresa May do të kërkojë nga liderët europianë që të dëbojnë nga vendet përkatëse të kontinentit agjentët rusë. Ajo do të paraqesë para kolegëve europianë një material të vetin gjatë një samiti të Këshillit të Europës përmes të cilit rekomandohet veprim konkret.

Gazeta po ashtu citon një zyrtar britanik të jetë shprehur se “Rusia e ka dëshmuar veten si një armik strategjiik, jo si një partner strategjik” duke përmendur sulmet kibernetike si dhe agresionin në Siri dhe në Ukrainë. Aksioni diplomatik i Britanisë vjen paradoksalisht ndërkohë që Londra po negocion daljen nga Bashkimi Europian, ndihmën e të cilit po kërkon sërish.

Duket se historia përsëritet në Europë ku rivaliteti mes Britanisë dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër, vendos në mes kontinentin që sot operon në një raport shumë më kompleks sësa në të shkuarën. Realitet i cili e sheh edhe kapmin atlantik të përçarë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.