Arben Malaj: Taksa e sheshtë, alternativë për uljen e varfërisë

Postuar në 22 Mars, 2018 17:02

Eksperti i Ekonomisë,  Prof. Arben Malaj, disa herë ministër i Financave, këshillon një sistem neutral taksash, rishikim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe një model të mirëmenduar drejt rikthimit te taksa e sheshtë. Në një intervistë për TemA TV, Malaj argumenton se qeveria duhet të bëjë një moratorium, për të mos e ndryshuar sistemin fiskal për një afat të caktuar.

Përshkallëzimi i varfërisë në Shqipëri, i raportuar nga Banka Botërore si rrjedhojë e taksimit progresiv, në komentin  e Prof. Arben Malaj duhet parandaluar përmes një sistemi neutral taksash dhe politika jopenalizuese. Malaj mbështet taksën e sheshtë, jo në retrospektivë, por me një alternativë të re.

Sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale, Malaj thotë se në aplikimin aktual, ka larguar ekspertët e kompanive. Ai gjykon se vendi ka nevojë për moratorium në sistemin fiskal, të qendrueshëm dhe pa politika penalizuese. Studimi i fundit i Bankës Botërore thekson se taksat taksat direkte dhe indirekte kanë përshkallëzuar varfërinë te njerëzit e varfër me 29 për qind. 

Intervista e plotë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.