Kundër FMN-së për ofertat e pakërkuara

Postuar në 21 Mars, 2018 21:01

Një nga sugjerimet e misionit të FMN-së që përmbylli të martën misionin dy javor në Tiranë ishte eleminimi i një praktike që i mundëson qeverisë të pranojë oferta të pakërkuara nga privatët për shërbime konçesionare apo investime. Një ditë më pas ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo praktikë, të paktën për 3 vitet e ardhshme.

“Do avancojmë ndryshimet ligjore që nga viti 2021 të mos ketë më oferta të pakërkuara. Është një proces ku ndryshon përgjegjësia nga privati i bërjes së projekteve dhe fizibilitetit dhe te shteti dhe shteti duhet të ketë kapacitetet ta bëjë”-deklaroi Ahmetaj në një intervistë për televizionin Klan.

Afati i përcaktuar nga Ahmetaj përkon me fundin e mandatit të kësaj qeverie. Sipas tij, periudha tranzitore 3-vjeçare do të shërbejë për krijimin e insituticioneve të cilat do të harotjnë ofertat e kërkuara dhe studimet e fizibilitetit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.