Izraeli pranon se ka bombarduar Sirinë në 2007 (Video)

Postuar në 21 Mars, 2018 16:58

Izraeli ka pranuar publikisht për herë të parë se ka shkatërruar një reaktor bërthamor në Siri në një sulm ajror të kryer në vitin 2007. Ministri i Informacionit të izraelit tha se mesazhi në këtë rast është i qartë ndaj Iranit se Tel Avivi nuk do t'i lejojë armiqtë e tij të posedojnë armë bërthamore.

Qeveria izraelite dha gjithashtu detajet të sulmit ajror që u krye gjatë natës. Në një operacion të fshehtë, i cili ka ngjallur skenarë konspiracioni për një dekadë, Izraeli dërgoi më 6 shtator 2007, katër F-16  për të bombarduar fabrikën e papërfunduar. Në fotografitë e publikuara, duket se Izraeli e kishte në mbikqyrje prej shumë vitesh këtë impiant, me frikën se mund të funksiononte brenda pak muajsh.

Pas katër orësh bombardime, reaktori u shkatërrua dhe dëmi ishte "i pakthyeshëm". Supozimet se Pranimi nga Izraeli se fshihet pas sulmit në Siri vjen pas paralajmërimeve të shumta të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për Iranin, si një aleat i Sirisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.