Gabime dhe gënjeshtra, Zuckerberg detyrohet t’i pranojë

Postuar në 21 Mars, 2018 23:58

Në vazhdën e skandalit me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga kompania Cambridge Analytica, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se " janë bërë gabime" nga kompania e tij në menaxhimin e kësaj çështje.

Kreu i gjigandit amerikan mori përgjegjësi personale për vjedhjen e të dhënave personale të pesëdhjetë milionë përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, duke thënë se " unë jam themelues i Facebook dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën" .

Zuckerberg argumentoi se Cambridge Analytica keqpërdori politikën e vjetër të Facebook, e cila ishte në fuqi para 2014, duke u lejuar programuseve të aplikacioneve të kishin qasje jo vetëm në të dhënat e përdoruesve që përdornin këto aplikacione, por edhe të miqve të tyre. Sipas kompanisë, Cambridge Analytica arriti të mbledhë të dhëna përmes aplikimit psikoanalitik të akademikut Alexandr Kogan, për më shumë se 300,000 abonentë dhe miq të tyre.

Zuckerberg konfirmoi se Facebook u informua për problemin në vitin 2015 dhe mori siguri nga Kogan dhe Cambridge Analytica se të dhënat që ishin shkëputur u shkatërruan, gjë që përfundimisht doli të ishte e rreme. Megjithatë, ai deklaroi se "janë bërë lëvizje të rëndësishme për të parandaluar diçka të ngjashme” duke vënë në dukje edhe një sërë masash që do të marrë kompania e tij për të rritur më tej sigurinë e përdoruesve të Facebook dhe për ta bërë më të vështirë vjedhjen e të dhënave.

Në veçanti, me një njoftim në llogarinë e tij personale, ndër të tjera, Zuckerberg theksoi se kompania do të ndalojnë qasjen në rrjet të programeve që kanë bërë çdo lloj  keqmenaxhimi të të dhënave personale të përdoruesve të Facebook. Ai vuri në dukje se Facebook do të kontrollojë të gjitha aplikacionet që kanë qasje në një vëllim të madh të të dhënave Facebook, dhe ka shtuar se në krye të faqes së internetit (news feed) do të vihet një instrument që i lejon çdo përdoruesi të bllokojë aplikacionet që mund të kenë qasje te të dhënat personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.