Bie ndjeshmëria e qeverisë për të përmbyturit në Shkodër

Postuar në 20 Mars, 2018 11:00

Këtë vit në Shkodër nuk po shohim qeverinë të japë shembullin se është afër njerëzve të përmbytur dhe se po bën diferencën me qeveritë e mëparshme, siç e ka pzantuar veten. Ndonëse 3 mijë hektare tokë janë nën ujë, qindra shtëpi të izoluara dhe sipërfaqe të tëra me të mbjella të dëmtuara, qindra krerë bagëti në vështirësi për t'u ushqyer nuk është shpallur gjendja e emergjencës dhe vëmendja është shumë herë më e vogël sesa ajo e treguar me permbytjet në jug të vendit. 

Në dhjetor pamë ministra, deputetë e kryetarë bashkish të dilnin në çdo ekran me çizme në ndihmë të banorëve të përmbytur në Novoselë, apo rrethinat e Fierit. Përmbytja ka thuajse të njëjtat përmasa për më tepër që zona e Nënshkodrës është i disati vit që goditet nga vërshimi i ujit, por ndjeshmëria e qeverisë duket nuk ka qenë e njëjta. Zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes ka dërguar dy kamionë dhe disa varka për të shpërndarë ndihma dhe evakkuar banorët. 
34 familje u evakuuan vetëm të martën, ndërsa dhjetra të tjera janë të bllokuara në Dajç.

Për të mos folur për dëmet dhe pasojat që do të lënë pas edhe këtë vit shkarkimet e hidrocentraleve. Banorët janë vizituar deri më tani nga zv/ kryeministra Senida Mesi që premtoi llogaritje të të gjitha dëmeve, duke i vënë kapak edhe përgjegjësive që kanë të bëjnë me marrjen e masave për parandalimin e permbytjeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.