Fotot emblematike të Marilyn Mnonroe me thesin e patateve

Postuar në 19 Mars, 2018 12:29

Ajo është shfaqur në fotografi të panumërta, e kemi parë në foto emblematike dhe në sajë të fotozhenizmit të saj të pabesueshëm, miti dhe bukuri e saj janë ruajtur ende.
Në vitin 1951, sigurisht, një nga fotografitë më të diskutueshme të saj ishte kur ajo veshi një thes patate si një fustan.
Historia është si më poshtë: Monroe kishte shkuar në një parti në Beverly Hills Hotel me një fustan të kuq të zi me një prerje të shkurtër dhe dekolte të hapur. Për fat të keq, asnjë foto nga kjo ngjarje nuk ka mbijetuar. Megjithatë, një gazetare e shqetësuar nga paraqitja e saj, e quajti atë "të lirë dhe të pafat." Më pas shtoi se do të ishte më mirë nëse do të mbante veshur një thes me patate.
Kjo i dha ide Twentieth Century Fox, producentit të filmit me të cilin Monroe kishte kontratë, për ta shfrytëzuar si ide dhe kështu ai organizoi një set fotosh të ngjashme.
E paketuar në bezen e thesit të patateve të stinës 
Monroe u duk sërish joshëse me mbishkrimin «U.S. No. 1 Idaho Potatoes. Packed and Shipped by Long Produce, Twin Falls, Idaho». Monroe u duk sërish shumë joshëse. Fotot u botuan në të gjitha gazetat e vendit dhe i dhanë më shumë reputacion kinemasë së ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.