Ana e panjohur e financimeve ruse për PD-në. Zbulohet roli i Bashës në zgjedhjet ruse

Postuar në 19 Mars, 2018 01:05

Shkrimi i medias amerikane “Mother Jones” për financimet ruse për Partinë Demokratike nuk jep të gjithë panoramën e çështjes në fjalë. Ai nuk ka arritur të penetrojë në një të vërtetë tjetër, ndoshta edhe më të rëndësishme që duket se merr fund me zgjedhjet e tanishme në Rusi.

Siç u bë e ditur, opozitari i vërtetë në Rusi, Aleksei Navalny nuk mori pjesë në zgjedhjet e 18 marsit. Mediat e ndryshme shkruajnë se atij ju ndalua pjesëmarrja, por kjo nuk është e vërtetë.

Pazari i Lulzim Bashës me rusët që i financuan një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, parashikon një rol thelbësor të z. Basha për paralizimin e opozitës ruse, konkretisht të aksionit të Navalnyt.

Z. Basha është në fakt aktori kryesor në tërheqjen e Navalnyt nga zgjedhjet ruse, pasi e bindi atë se në zgjedhje nuk mund të hyhet pa Pazar me atë që është në pushtet. Basha i ka dhënë shembuj të shumtë nga Shqipëria, sesi zgjedhjet janë përherë Pazar dhe se është mundim i kotë të besosh se opozitarizmi të sjell në pushtet.

Sipas burimeve të ndryshme, zgjedhja e Bashës nga rusët u bë pasi iai u testua dhe u vlerësua për performancën e jashtëzakonshme në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, të cilat I humbi, por jo si opozitar, por duke dorëzuar pushtetin. Thuhet madje se z. Basha e ka ndaluar Sali Berisha që të dilte pas zgjedhjeve me devizën “ne falim pushtet për të bërë shtet” me të cilën do t’u mbushte mendjen të gjithë demokratëve se ata në fakt kishin qeverisur për katër vjet dhe ja tani po linin pushtetin.

Teknika ka rezultuar e suksesshme, Navalny u tërhoq nga zgjedhjet për ta lënë Putinin me kandidatë formalë.

Kjo është ana e errët e pazarit që Mother Jones nuk e rrëfeu për arsye që nuk janë të qarta. Ky shkëmbim rolesh dokumentohet nga një memo të cilën sot që flasim e posedon Taulant Balla por që nuk publikohet për shkak të çështjes “Tahiri”. 

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.