Shkarkimet e Trump, Edi Rama i shkruan Rex Tillerson: E pashë në ëndërr largimin tuaj nga detyra

Postuar në 13 Mars, 2018 16:54

Pas lajmit të shkarkimit të Rex Tillerson nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri shqiptar i ka dërgua një letër ish-sekretarit të DASH.

Në letrën që disponohet nga redaksia e “Të Kripura”, Rama shpreh mbështetjen e vet për Tillerson si figurë që përbënte garanci për mbarë komunitetin atlantik, ndërkohë që nuk ka hezituar të shprehë konsideratat personale për largimin e tij nga detyra. Rama shkruan se ai dhe disa shokë socialistë, e kanë parë në ëndërr këtë largim, ëndërr të cilën ja kanë treguar zyrtarisht ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.  

E kuptova nga sytë e presidentit, kur u pamë pa mendje në samitin e NATO-s në vitin 2017. E kuptova peshën e rëndë që detyrës suaj, edhe kështu shumë të rëndësishme, i ishte shtuar nga qenia në krye të Shtëpisë së Bardhë të një personi që qëndron larg maturisë suaj”, shkruan Rama.

Më tej, kryeministri shqiptar falënderon Tillerson për vendimin e fundit që ndalon ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla të hyjë në SHBA. Me një lutje të posaçme, Rama I kërkon ish-sekretarit amerikan të Shtetit, që të mos publikojë korrespondencën mes të dyve për çështjen Llalla, as edhe të japë të dhëna për faktin se dosja e Tikut ishte plotësuar në Shqipëri.

Letra ka poshtëshënimin: Vetëm Dorazi dhe sipas të dhënave, si korrier i saj do të jetë Pandeli Majko, ose Bamir Topi, i cili ka dy vjet që ka aplikuar për një intervistë te “Zëri i Amerikës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.