Athina jep OK për emrin Gorna Makedonija

Postuar në 17 Mars, 2018 18:52

Nikos Kotzias do të shkojë në Shkup më 22 mars me paktin gati për emrin e Maqedonisë. Negociatat janë në vijën e fundit dhe ka shumë të ngjarë që marrëveshja ndërkombëtare të shkojë në parlamentin grek në fillim të majit.
Burime të cituara nga faqja e internetit hellasjournal thonë se qëllimi kryesor është të përshpejtojet procesi në mënyrë që çdo gjë të përfundojë në qershor.
Të njëjtat burime argumentuan se qeveria greke është plotësisht e kënaqur me emrin Gornja Makedonija në gjuhën sllave dhe se në paketën greke ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është një kusht për të përfunduar marrëveshjen. 
Kotzias i konsideron ndryshimet në emrat e aeroportit dhe të autostradës "zhvillime të mira" por thekson se kjo nuk mjafton. Lidhur me ndryshimin e Kushtetutës Kushtetuese, Zaev thotë se nuk ka votat e nevojshme as në parlament edhe as në partinë e tij. 
Në të njëjtën kohë, përplasjet për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare i pritet të ndikojnë në negociatat për emrin, pasi popullsis shqiptare nuk e ndjen veten në emërtimin me termin Maqedoni. 

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=952362

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.