Mediat përflasin edhe largimin e këshilltarit të Trump, H.R. McMaster

Postuar në 16 Mars, 2018 10:51

 Gazeta amerikane “The Washington Post” raporton se pas Rex Tillerson, është radha e këshilltarit për sigurinë, H.R. McMaster për t’u larguar. Sipas gazetës, lëvizja e tij nuk pritet të bëhet menjëherë, por ai është vënë në shënjetër të presidentit amerikan që duket se po zëvendëson ekipin kryesor me të cilin drejton në SHBA.

Gazeta citon “pesë njerëz që janë në dijeni të planeve” të cilat përfshijnë ndër të tjera edhe emra si ish-ambasadori i SHBA në OKB, John Bolton, një mbështetës i pakushtëzuar i Trump dhe Keith Kellog, shef stafi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Agjencia “Reuters” shkruan se “Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkesë për koment”.

Lidhur me largimin e McMaster, gazeta raporton se shtyrja në kohë lidhet me faktin se “Trump do të shmangë poshtërimin e tij dhe të gjejë një zëvendësues me peshë”. Arsyeja e largimit që jepet në këtë rast lidhet me aftësitë e gjeneralit:

Raportimet e tij janë shumë të gjata dhe duken pa peshë, ndërkohë që gjenerali është shumë i ngurtë”, raporton gazeta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.