Ambasadorja: Kthim me forcë shqiptarëve nga Gjermania

Postuar në 16 Mars, 2018 11:30

Në kohën kur debati i punësimit është kthyer në përplasje shifrash, ku qeveria pretendon se mandatin e kaluar hapi 300 mijë vende pune, panorama që shohin të huajt nuk është dhe aq rozë. 

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz shfrytëzoi një konferencë të INSTAT se në Shqipëri shanset për të rinjtë mungojnë dhe se punësimi është një nga sfidat më të mëdha të qeverisë shqiptare.
"Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një  shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu" - theksoi më tej ambasadorja.

Nga ana tjetër ajo e bëri të qartë se rruga e vetme për të shkuar në Gjermani në mënyrë të rregullt është duke u pajisur me një vizë pune, në të kundërt shqiptarët do dëbohen me forcë. 

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”- u shpreh ambasadorja gjermane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.