Meta fton Aliev të vizitojë Tiranën

Postuar në 15 Mars, 2018 14:22

Presidenti i Azerbajxhanit Aliev ka marrë një ftesë për të vizituar Shqipërinë nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Njoftimi është bërë nga stafi i zotit Meta që ka sqaruar se krerët e dy shteteve patën në Baku me rastin e hapjes së Forumit të 6-të, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”.

Presidenca shqiptare thotë se Meta  vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.  

“Presidenti Meta nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal”-thuhet në njoftim.

Aliev një figurë me dritëhije të shumta në për raportet me botën e biznesit, është akuzuar për korrupsion dhe transaksione te dyshimta financiare ku janë përfshirë edhe familjarë të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.