Kreu i NATO-s në Europë: Ballkani më i ekspozuar ndaj ndikimit rus sesa Balltiku

Postuar në 13 Mars, 2018 09:42

Ballkani dhe Arktiku janë dy zonat më të ekspozuara ndaj ndikimit dhe ndërhyrjes ruse. Kështu është shprehur kreu i forcave të NATO-s në Europë, gjenerali Curtis Scaparrotti, i cili ka raportuar para Senatit amerikan më 8 mars të këtij vitit. 

Gjenerali ështëvpyetur specifikisht nga senatori republikan i Arkansasit, Tom Cotton për Ballkanin, duke kërkuar përgjigje se ku konkretisht është pika kritike e ndikimit rus. 

Sipas gjeneralit në fjalë, Serbia, përfaqëson vendin më të ekspozuar dhe Rusia aty ka punuar shumë. Ai ka rënë dakord me senatorin se Balltiku është më i siguruar se Ballkani në këtë kuptim, për shkak se vendet e Balltikut janë të gjitha anëtare të Aleancës, ndërkohë që në Ballkan ka ende xhepa bosh. Scaparrotti ka deklaruar se ShBA duhet të rikthejë vëmendjen në Ballkan për të shmangur problemet në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.