Dritëhijet e një shkarkimi të paralajmëruar

Postuar në 13 Mars, 2018 17:50

Përmes Twitter-it lajmëroi shkarkimin e Sekretarit të Shtetit,  Reks Tillerson, Presidenti amerikan Donald Trump. Timonin e Departamentit të Shtetit do ta marrë shefi i CIA-s Majk Pompeo, për të cilin presidenti Tramp është i bindur se do të bëjë një punë të shkëlqyer.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë "Popmeo është njeriu i duhur për të drejtuar politikën e Jashtme amerikane në këtë moment". Kreu i Shtëpisë së Bardhë u mjaftua vetëm me një falenderim për Tillerson, ndërsa lajmëroi se për herë të parë në krye të CIA-s do të jetë një grua, Xhina Haspëll. 

Një zyrtar i lartë i tha CNN se, sekretarit Tillerson i është kërkuar të largohet që të premten dhe se ky i fundit nuk ka kërkuar shpjegime për largimin. Po ashtu CNN duke iu referuar burimeve nga rrethi i ngushtë i Trump, shkruan se presidenti po e përgatiste largimin e Tillerson prej muajsh, pasi nuk besonte se kishte mbështetjen e tij.

Sipas njerëzve të presidentit amerikan, Tillerson ushtronte politikë të pavarur nga Presidenti dhe kishte pikëpëmje të ndryshme për çështjen e Koresë së Veriut, programin bërthamor të Iranit apo marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.