Hashash, kokainë, emigrim

Postuar në 12 Mars, 2018 14:26

Kryeministri i Shqipërisë ka gjetur te lidhja e supozuar ruse e Lulzim Bashës, mundësinë për të dalë nga situata e vështirë ku e futi operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës. Edhe pse Policia e Shtetit ka qenë më e matur në deklarimet e veta, kryeministri po kërkon të marrë flamurin e luftëtarit ndaj trafiqeve për të synuar trullosjen e opinionit publik me një përrallë që nuk hahet. Në këtë kuadër, sot dhe dje, Edi Rama ka kthyer faqen e vet në Facebook në një pedal shpërndarjes njoftimi për shtyp, videosh me tekst, prej nga ku shantazhon dhe kërkon të bindë gjithkënd se Lulzim Basha është njeri i lidhur me rusët. Në një prej materialeve të shpërndara, z. Rama I bën thirrje Bashës “të pushojë”, sepse siç thotë ai “në lojë është interesi i Shqipërisë”. Më tej akoma, sot Rama lëshoi edhe shashkën e teatrit kombëtar me idenë se do të kishte një zhvendosje vëmendjeje, ndërkohë që ka njoftuar se do të ketë një intervistë me Eni Vasilin në Studio e Hapur, që zakonisht përdoren kur kryeministri do të thotë atë që do, pa u ngacmuar shumë me pyetje që nuk i konvnojnë.

Situata që kërkon të trazojë PS-ja dhe kryeministri është qesharake. Një lidhje e mundshme ruse e Bashës duhet të hetohet nga prokuroria, pasi përndryshe kemi të bëjmë me një standard për të cilin zotëria akuzonte dikur Sali Berishën. Është prokuroria ajo që duhet të flasë për produksionin më të fundit të Kinostudios “Shqipëria e Rilindur”, edhe për shkak se kryeministri, sado që shantazhon, nuk duket se ka në dorë përjashtimin nga jeta politike të kreut të PD-së.

Sot lajmi më me rëndësi është Kokaina e Durrësit, për të cilën mesa thonë të dhënat, kryeministri nuk ishte njoftuar. Kokaina e cila paralajmëron se Shqipëria është rruga e drogës në Europë dhe kjo gjë nuk mund të mohohet dot siç u mohua para syve të shqiptarëve Republika e Hashashit. Nuk ka konspiracion tjetër në Shqipëri dhe kushdo që kërkon të gënjehet me përrallën e Lulzim Bashës poliagjent, është fatkeqësi e vetvetes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.