Bannon: Rusia, pjesë e botës euro-amerikane. Armiqtë tanë janë Kina, Irani dhe Turqia

Postuar në 12 Mars, 2018 13:49

Kam luftuar kundër rusëve gjatë Luftës së Ftohtë, kur shërbeja në nëndetëse dhe ma pas përmes Pentagonit asistova në çmontimin e arsenalit të tyre, i njoh dhe e di që Moska ka një PBB më të vogël se Italia dhe shteti i New York

Kështu shprehet në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Bannon. Sipas tij Perëndimi duhet ta shohë Rusinë për atë që është, si pjesë të botës euro-amerikane dhe që duhet konsideruar si aleate në përballjen me rivalët e vërtetë që janë Kina, Irani dhe Turqia.

Bannon ka shtuar se edhe nisma e Kinës, “Një brez, një rrugë” në fakt synon bashkimin e këtyre tre vendeve që i përkasin qytetërimeve antike dhe luftarake, të trja të huaja për kulturën judeo-kristiane.

Bannon ka zhvilluar së fundmi një tur në Europë, ai ka qenë edhe në Itali ku ka përcjellë mbështetjen e vet për Lega Nord të Matteo Slavinit, ndërkohë që ka dhënë mbështetje të plotë për rikandimin në vitin 2020 të Donald Trump.

Nëse do t’i qëndrojë besnik programit të tij ekonomik nacionalist do të ketë mundësi të shkëlqyera fitoreje”, shprehet Bannon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.