Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut

Postuar në 09 Mars, 2018 10:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.

Kreu i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Chung Eui-yong ka njotuar më herët për premtimet e Phenianit dhe sipas Reuters, Trump ka bërë postimin pas konsultimeve me të. Chung dhe presidenti amerikan do të takohen në muajin maj për të shqyrtuar ftesën e kreut koreanoverior, që fiton kështu një angazhim të nivelit më të lartë nga SHBA.

Vetë lajmi i takimit përbën një arritje për Kim Jong-un që siguron një garanci se strategjia amerikane e largimit të tij nga pushteti ka ndryshuar.

Sanksionet do të mbeten në fuqi derisa një marrëveshje për arsenalin bërthamor të jetë firmosur. Ky është një kusht që mbetet në fuqi sipas presidentit amerikan që vendos kështu dy standard në raport me të njëjtën temë. Ai refuzon të rikonfirmojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, ndërkohë që është i gatshëm që të heqë dorë nga sanksionet ndaj Pheniain nëse ky i fundit merr angazhime për amrët bërthamore.

Një arsye më shumë në këtë lojë është edhe rivaliteti i SHBA me Kinën, e cila konsiderohet si partneri kryesor i Phenianit, të paktën deri më tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.